E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makinat, Qeveria sfidon Kushtetuesen

 Aristir LumeziQeveria sfidon vendimin e Gjykatës Kushtetuese për makinat e institucioneve. Me një vendim të marrë një ditë para pezullimit të ligjit nga Kushtetuesja për heqjen e mjeteve të transportit për institucionet e pavarura, qeveria përcakton në detaje numrin e mjeteve dhe të shoferëve që do të ketë çdo institucion i pavarur si dhe ministritë e institucionet në varësi të ekzekutivit. por edhe pse gjykata vendosi pezullimin e zbatimit të ligjit të maxhorancës që rregullon transportin e institucioneve, deri në dhënien e vendimit përfundimtar të saj, qeveria nuk është tërhequr nga vendimi i saj, por e ka lënë në fuqi atë duke hequr nga puna një numër të madh shoferësh dhe mjetesh. Në gjykatën Kushtetuese Unioni i Gjyqtarëve kërkoi shfuqizimin e këtij ligji, i cili sipas tyre cenon pavarësinë funksionale dhe administrative të gjykatave si dhe statusin e gjyqtarit. çështja është në shqyrtim në këtë gjykatë dhe pritet vendimi përfundimtar i saj. Vendimi i qeverisë, përcakton numrin e mjeteve dhe shoferëve që do të kenë institucionet e pavarura, duke nisur që nga presidenti i Republikës, Kuvendi i Shqipërisë, KLSH, Prokuroria e Përgjithshme, Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, Avokati i Popullit, Gjykata Kushtetuese, KQZ, KLD etj. Numri i mjeteve dhe i shoferëve është ulur ndjeshëm, vendim që është zbatuar nga të gjitha institucionet dhe pse ligji, të paktën për gjyqësorin, ku përfshihet dhe Gjykata Kushtetuese është pezulluar të zbatohet për shkak të ankimimit në këtë gjykatë. Nga 11 shoferë që ka pasur gjykata Kushtetuese, asaj i janë lënë vetëm 3 dhe ky vendim ka hyrë në fuqi që në muajin dhjetor. Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor nuk ka zhbllokuar fondin e pagave për të 11 shoferët e kësaj gjykate, dhe pse fondi i pagave për këtë institucion është miratuar që në janar të vitit 2009. Që nga 1 dhjetori 8 shoferë të këtij institucioni kanë dalë të pa punë për shkak të vendimit të fundit të qeverisë. ky vendim i qeverisë, i cili nuk është botuar as në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave dhe as në Fletoren Zyrtare u paraqit në Gjykatën Kushtetuese në seancën e shqyrtimit të kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve për shfuqizimin e këtij ligji si antikushtetues. Madje u kërkua që gjykata Kushtetuese të kërkojë pezullimin e këtij vendimi deri në përfundim të shqyrtimit të ankimimit nga kjo gjykatë. Më 25 nëntor, Gjykata Kushtetuese pezulloi zbatimin e disa neneve të ligjit për makinat e gjyqtarëve, deri në marrjen e vendimit përfundimtar. “Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në mbështetje të nenit 45 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, duke çmuar se zbatimi i menjëhershëm i dispozitave të ligjit objekt shqyrtimi, mund të sjellë pasoja të pariparueshme për institucionet gjyqësore vendosi të urdhërojë pezullimin e zbatimit të nenit 2, pika 1 dhe 2, nenit 3, 4 dhe 6 të Ligjit nr. 10160, datë 15.10.2009 “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civil”, për sa i përket pikave 17 dhe 19 të lidhjes nr. 2, bashkëlidhur ligjit, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi”, shprehet Gjykata Kushtetuese në vendimin e djeshëm të saj.InstitucionetInstitucionet                Nr. mjeteve        Nr. Shoferëve e pavaruraPresidenca                9            7            Kuvendi                    15            10KLSH                    9            5Prokuroria e Përgjithshme        75            69ILKDP                    3            1KSHC                    1            1Avokati i Popullit            7            3Gjykata Kushtetuese            3            3Zyra e Adm. Buxhetit Gjyqësor        59            39Shkolla e Magjistraturës            1            1KQZ                    6            6KLD                    6            3Autoriteti i Konkurrencës        2            0Avokati i Prokurimeve            3            0    Komisioneri i Mbrojtjes             1            0së të Dhënave Personale

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›