E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debora, izolohen disa fshatra

Reshje te dendura debore jane konstatuar gjate dy diteve te fundit ne verilindje te vendit, duke krijuar probleme ne qarkullimin e mjeteve, por dhe izolimin e dhjetera fshatrave. Reshjet kane filluar mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne rrethin e Kukesit, ndersa vazhduan edhe dje, por me nje intensitet me te ulet. Veshtiresi te shumta jane krijuar ne Qafe Mali, ku per disa ore 3 autobuse me pasagjere kosovare u bllokuan ne kete pike. Levizja e tyre u be e mundur vetem rreth ores 3 te mengjesit te djeshem, pas nderhyrjes se policise se Kukesit dhe fadromes, qe hapen rrugen e mbuluar nga shtresa e bardhe, trashesia e te ciles arrinte ne 50 cm. Ne rrethin e Kukesit eshte e izoluar nga debora komuna Arren, disa fshatra te komunave Grykeqaj dhe Kalis, ndersa me rrezik ne kalim eshte aksi Kukes-Morine, ku problemeve te krijuara nga bora i shtohen dhe punimet ne rruge. Veshtiresi kalimi po hasen dhe ne rrethin e Pukes, ku reshjet e bores jane te dendura, ndersa ne qytet trashesia arrin 15 cm. E bllokuar vazhdon te mbetet komuna Iballe, nder me problematiket sa here ne mot me bore. Veshtiresi ka ne kalimin e rruges Fierze-Qafe Mali. Edhe Peshkopia eshte zbardhur nga bora, ndersa shuma nga komunat e ketij rrethi, si Lura, Ostreni, Kalaja e Dodes, kane veshtiresi me komunikimin.
SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›