Debora izolon pese fshatra ne Juglindje
Te pakten pese fshatra ne rrethin e Korçes rezultojne te jene izoluar nga debora, nderkohe qe komunikimi i tyre me qytetin eshte kthyer ne nje mision te pamunduar. Jane fshatrat e Dardhes, Arrza, Sinica, Qyteza dhe Nikolica qe prej me shume se 24 oresh kane humbur çdo lloj komunikimi me kryeqendren e Juglindjes. Sipas informacioneve zyrtare te Shtabit te Emergjencave Civile prane prefektures se Korçes, mesohet se rruga Korçe-Dardhe eshte e pakalueshme, nderkohe qe akset e tjera nacionale qe lidhin kete qark me qytete te tjera te vendit jane te kalueshme vetem me zinxhire. Me i veshtire paraqitet aksi Korçe-Kolonje ne Qafen e Qarrit ku trashesia e debores ne kete pjese prej gati 10 kilometrash i ka kaluar te 40 cm. Gjithashtu, segmenti tjeter kombetar Korçe-Pogradec eshte i kalueshem me zinxhire dhe me problematik paraqitet ne Qafe-Plloce. Ne qarkun e Korçes termometri ka shenuar minimalen -9 grade celcius.
18 Dhjetor 2007