E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturat, 10 grade ne zonen e Kukesit

Ngrica dhe akulli prej tri ditesh kane mberthyer Verilindjen e vendit. Per pasoje, disa fshatra ne komunat e thella te qarkut te Kukesit mbeten te izoluara dhe pa u lidhur me qendrat urbane. Burime prane Prefektures se Kukesit thane se “temperaturat qe kane zbritur deri ne 10 grade nen zero kane bere qe pothuajse te gjitha rruget te ngrijne dhe te paraqesin problem ne levizjen e mjeteve. Keshtu rruga me kryesore ajo Kukes-Tirane dhe anasjellas ka zene akull ne pika te ndryshme duke u kthyer ne rrezik per shoferet. Burime prane Drejtorise Rajonale te Rrugeve bejne te ditur se ne akset nacionale rrugore, sidomos ne ato qe lidhin Shqiperine me Kosoven, eshte hedhur kripe ne kthesat e rrezikshme me akull nga Kalimashi ne Shemri dhe me pas eshte vijuar me nje ngarkese tjeter drejt Qafe-Shllakut.

SHKODER
Bllokohen disa zona te Malesise se Madhe

Zonat e thella te Shkodres ngrijne nga temperaturat shume te uleta. Keto dite ne zonen e Dukagjinit temperatura ka shkuar deri ne -10 C. Qarkullimi po veshtiresohet gjithnje e me teper nga ngricat, te cilat po pengojne levizjen e mjeteve. Sipas shtabit te emergjences ne Prefekturen e Shkodres, “ngricat kane bllokuar akset e Vermoshit ne Malesi te Madhe dhe Qafen e Thores qe lidh Dukagjinin me Malesine e Madhe. E ndersa situata po nderlikohet, veshtiresi te medha presin banoret e ketyre zonave. Ne zonat e tyre mungojne mjeket, mungojne rezervat ushqimore. Madje, ne disa zona mungon edhe lidhja me telefon. Situata me e keqe eshte ne aksin Boge – Qafe Thore – Thelle, pasi kalohet vetem me zinxhire. Rruga eshte vetem njekalimshe. Por ne oret e vona eshte keshilluar qe te mos levizet fare. Problem eshte edhe zona e Vermoshit, pas bllokimit te aksit Selce -Vermosh.

18 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›