E hoqi nga puna, bashke me djalin rreh “shefin”
GJIROKASTER – Pasi e ka hequr nga puna, ka rene pre e tij nje menaxher ne Gjirokaster. Burimet zyrtare te policise bejne te ditur se eshte keqtrajtuar Orgest Muça, i punesuar si menaxher ne nje restorant ne Gjirokaster. Ngjarja ndodhi ne oret e vona te mbremjes se te dieles, kur ne mjediset e lokalit shtetasi Maliq Balili, 50 vjeç, si dhe djali i tij, Gentian Balili, 22 vjeç, te dy nga qyteti i Gjirokastres, kane ushtruar dhune fizike mbi 23-vjeçarin Muça, edhe ky banor i qytetit te Gjirokastres”. Sipas burimeve policore, dhuna ndaj menaxherit te lokalit ka qene ne shenje hakmarrjeje pasi pak dite me pare ai kishte pushuar nga puna 50-vjeçarin Balili qe punonte si banakier i lokalit. “Pushimi nga puna i Balilit u be pasi ai ishte kapur duke vjedhur ne lokal pije te ndryshme alkoolike dhe me vlera te medha”, - mesohet te kete thene 23-vjeçari Orgest Muço ne deshmine e tij per policine. Burimet spitalore bejne te ditur se Muça ndodhet jashte rrezikut per jeten. Ai ka shenja te dukshme dhune ne fytyre. Nderkaq, uniformat blu kane ndaluar 50-vjeçarin Balili dhe djalin e tij, te cilet po hetohen ne gjendje te lire
18 Dhjetor 2007