E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora izolon rrugë e komuna në Juglindje-Verilindje

Juglindja dhe verilindja janë përfshirë nga reshjet e shumta të dëborës, nisur dy ditë më parë. Për pasojë, një sërë aksesh të rëndësishme rrugore janë të bllokuara apo të kalueshme me vështirësi. Po kështu bora ka mbyllur komunikimin me zonat turistike të juglindjes.

Aktualisht mjetet borëpastruese janë përqendruar në aksin rrugor Korçë-Kolonjë, ku si pasojë e reshjeve por edhe erës së fortë janë krijuar orteqe bore në një gjatësi prej dy metrash të këtij aksi. Të kalueshme vetëm me zinxhirë janë edhe dy akse të tjera të rëndësishme, si Korçë-Kapshticë që të çon në pikën kufitare, si dhe aksi Korçë-Pogradec. Siç informon shtabi i Emergjencave Civile pranë Prefekturës, të pakalueshme janë edhe rrugët që të çojnë drejt fshatrave turistikë. Ato kalohen me mjete të larta dhe të pajisura me zinxhirë. Bëhet fjalë për Dardhëzën, Vidhkuqin dhe Voskojën. Por marsi ka hyrë i ftohtë me temperatura të ulëta dhe reshje të dendura bore edhe në zonat e thella të vendit. Pas kësaj, problemet janë shfaqur sakaq, duke lënë zona të tëra të bllokuara e duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Borë e dendur ka rënë në zonën e Dibrës, trashësia e të cilës ka mbërritur deri në 40 centimetër. Disa fshatra të komunave Lurë, Kalaja e Dodës dhe Selishtë, janë të izoluara nga pjesa tjetër. Probleme janë shënuar në Tropojë, në mënyrë të veçantë në Margegaj dhe në Kelbibaj. Sipas policisë rrugore, në akset nacionale Tiranë-Peshkopi, Tiranë-Kukës, Tiranë-Tropojë, Tiranë-Pukë dhe rrugët Kukës-Peshkopi, Peshkopi-Librazhd, Kukës-Tropojë lëvizja e automjeteve është e vështirë për shkak të borës. Në këto rrugë policia këshillon drejtuesit e mjeteve që të përdorin zinxhirët, pasi në të kundër kalimi është i pamundur. Bora ka zbardhur edhe Pukën dhe ka bllokuar Iballën, Ndërkohë në Kukës janë të izoluara komunat që bllokohen sa herë ka borë të dendur atyre anëve. Kështu Grykë Caj, Arren, Zapod, Topojan, Shishtavec dhe Umnisht kanë mbetur peng i borës.

Last Updated on E Marte, 09 Mars 2010 23:16

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›