INSTAT: Në janar çmimet u rritën me 0.7%

Ndryshimi vjetor në muajin Janar është 1.6 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 3.3 për qind. Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike”, shënoi një rritje prej 1.4 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm. Brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 8.9 për qind vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet”.
Çmimet në nëngrupin “fruta” shënuan një rritje prej 2.6 për qind, teksa në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve kanë shënuar ulje, ku mund të veçojmë uljet në nëngrupin “peshk” me 0.7 për qind, “sheqer e ëmbëlsira” 0.3 për qind, “bukë e drithëra” 0.1 për qind, etj.
Indeksi i grupit “Veshje dhe këpucë” ka shënuar një ulje prej 0.1 për qind, ulje kjo që ka ardhur kryesisht si rezultat i uljes së çmimeve të veshjeve.
Indeksi i grupit “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” ka shënuar një rritje prej 0.3 për qind, ndërsa indeksi i grupit “Transporti” shënoi një rritje prej 1.3 për qind.
Gjatë muajit Janar çmimi i naftës shënoi një rritje prej 1.8 për qind dhe çmimi i benzinës një rritje prej 1.0 për qind. Në grupet e tjera ndryshimet mujore variojnë nga +0.1 në +0.2 për qind./Start/
2012-02-06 15:31