Shirat, rrëshqitje dheu në Kukës
Shirat
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash në Qarkun e Kukësit. Për pasojë, rrugët që lidhin komunat: Gryka e çajës, Zapod, Kalis etj, si dhe në një pjesë të rrugës nacionale Kukës-Shishtavec kanë qenë të vështira për tu kaluar. Në këtë të fundit, sipas shoferëve që kanë udhëtuar në këtë aks, shtrati i rrugës në fshatin Shtrezë ka pësuar rrëshqitje, duke vënë në rrezik mjetet që përshkojnë rrugën. Rrëshqitjet e tokës në këtë fshat përbëjnë një kërcënim edhe për vetë banorët, pasi rrezikon të shembë të paktën një lagje bri rrugës nacionale. Dëmtime ka pasur edhe rruga Kukës-Peshkopi, Kukës-Tiranë, kryesisht në zonat e Kalimashit dhe Shën Mërisë.
#