E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prurjet në Fierzë, brenda normës

Situata

Reshjet e shiut që përfshinë gjithë rajonin e Kukësit kanë ndikuar në shtimin e prurjeve në lumin Drin. Sipas të dhënave jozyrtare të specialistëve të Hidrocentralit të Fierzës, prurjet e djeshme në Drin kanë qenë rreth 600 m3/sek apo rreth 100 m3/sek më shumë se një ditë më parë. Të njëjtat burime pohojnë se gjatë orëve të pasdites të së premtes, me pushimin e reshjeve dhe me uljen e temperaturave, prurjet kanë nisur sërish të reduktohen me disa m3/sek. Ndërkohë, gjendja në Hidrocentralin e Fierzës dhe kaskadën e Drinit në tërësi është normale dhe vepra hidroenergjetike punon me kapacitet të plotë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›