Dëbora mbulon Korçën, anulohet sfida me Pogradecin
Ndërkohë do të luhen ndeshjet e tjera dhe të fundit të fazës së parë. Skuadrat do të pushojnë për gati një muaj e gjysmë, për t’u rikthyer në fushë më 11 shkurt
Dëbora anulon ndeshjen me Pogradecin, korçarët nisin pushimet. Reshjet e shumta të dëborës të rëna gjatë 24 orëve të fundit, kanë krijuar një situatë të pazakontë në krejt qarkun juglindor të vendit. Kësaj dyndje bardhësie pafund nuk i ka shpëtuar as stadiumi i Korçës. Trashësia e dëborës në të ka kaluar të 20 centimetrat, ndërsa nga ana tjetër sinoptikanët parashikojnë vazhdimësi të reshjeve edhe përgjatë ditës së enjte por dhe të premte. Por edhe drejtues të klubit të futbollit bëjnë të ditura se nisur nga kjo sasi e madhe e reshjeve është i pamundur kthimi në gjendje normale për vetëm 24 orë i stadiumit të bardhekuqve. Punonjësit e stadiumit që kanë mbërritur nga orët e para të mëngjesit në të nuk e kanë nisur fare punën, pasi ajo nuk mund të arrihej në kohë për ndeshjen, kur reshjet vazhdonin. I gjithë ekipi do të qëndrojë edhe për një ditë në Korçë për të vijuar madje udhëtimet e tyre të prenotuara që më parë drejt destinacioneve të tyre. Ndërkaq trajneri Levi gjatë paradites të së enjtes ndërsa kishte parashikuar një seancë stërvitore, e ka anuluar atë për shkak të kushteve tejet të rënda klimaterike, por njëherësh dhe vendimit për anulimin e ndeshjes, i cili iu është bërë i ditur drejtuesve të skuadrës dhe ekipit. Ndërkaq për të mos e lënë ditën e papunë, trajneri çek Stanjislav Levi ka menduar pasdite t’i ketë të gjithë lojtarët në një minifushë të mbyllur futbolli, për të vijuar aty një seancë të lehtë stërvitore. Me kaq, puna në Korçë ka përfunduar, pa takimin e fundit, por dhe ankthin për një tre pikësh që kampionët nuk mundën ta merrnin dot me mbylljen zyrtare të fazës së parë të kampionatit. Ndërkaq dëbora aleti i tyre i vjetër i ka kënaqur të gjithë pjesën e lojtarëve, të cilët e kanë zgjedhur atë si dekprin e fotove të tyre të veçanta të fiksuara në celuloid pikërisht në Korçën e ekipit të tyre e mbuluar nga dëbora. Ndërsa një pjesë e biletave të ndeshjes së lartpërmendur kishin filluar të shiteshin që më parë, drejtuesit e klubit të futbollit do të gjejnë dhe një zgjidhje për këtë problem. Dëbora e shumtë ka qenë jashtë parashikimeve të tyre, ndërkohë që ajo ka krijuar shqetësimin edhe për kthimin e tyre në atdhe. Gjithsesi, nga e premtja ekipi do të largohet për t’u rikthyer në Korçë më 7 janar, me një ndeshje më pak e cila do të zhvillohet gjatë fazës së dytë të sezonit në vitin e ardhshëm. Në fakt problemet me dëborën janë të njohura për stadiumin e Korçës, por reshjet e këtij viti janë më të mëdhatë e viteve të fundit.
Të tjerat luhen sot
Ndërkohë, nuk pritet që të ketë befasi të tjera në 6 çiftet e tjera. Gjithçka pritet që të vijojë normalisht dhe të gjitha takimet do të luhen në të njëjtën orë, 13:00. Me shumë interes priten përballjet Kamza-Tirana dhe Teuta-Kastrioti, për të parë në do të ketë ndryshim pikavarazhi mes dy vendeve të para.
Superliga, Java XIII
Sot
Dinamo – Bylis 13:00
Kamza – Tirana 13:00
Laçi – Flamurtari 13:00
Shkumbini – Vllaznia 13:00
Teuta – Kastrioti 13:00
Tomori – Apolonia 13:00
8 shkurt 2012
Skënderbeu – Pogradeci
Renditja
Skuadra N F B H P
1. Teuta 12 10 1 1 31
2. Tirana 12 8 2 2 26
3. Skënderbeu 12 6 5 1 23
4. Kastrioti 12 7 1 4 22
5. Flamurtari 12 6 3 3 21
6. Vllaznia 12 5 2 5 17
7. Bylis 12 5 2 5 17
8. Shkumbini 12 4 3 5 15
9. Kamza 12 4 1 7 13
10. Pogradeci 12 5 1 6 13
11. Laçi 12 4 4 4 10
12. Apolonia 12 2 2 8 8
13. Tomori 12 2 2 7 8
14. Dinamo 12 0 3 9 0
Shënim: Dinamos i janë zbritur tri pikë nga UEFA
Laçit i janë zbritur 6 pikë nga Komisioni i Disiplinës
Pogradeci, -3 pikë pas vendimit të disiplinorit