Ancelotti drejt PSG-s

Ish trajneri i Chelseas, Carlo Ancelotti pritet të emërohet në krye të Paris Saint-Germain më 1 janar, kanë njoftuar mediet franceze të dielën.
PSG thuhet se ka shkarkuar trajnerin Antoine Kombouare edhe pse do të dimërojë si lider në Ligue 1.
Eliminimi i hershëm nga Europa League duket se ishte vendimtar për fatin e Kombouares në Paris dhe drejtori sportiv i klubit, Leonardo thuhet se ka bindur Ancelottin të pranojë projektin e klubit francez.