Francë, Berisha: Procedura dixhitale për të luftuar korrupsionin
PARIS- Kryeministri Berisha ndoqi sot sesionin e paradites të Seminarit “Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Risi”, që u mbajt në Paris, me iniciativë të qeverisë franceze. Në përfundim të tij, Kryeministri Berisha u shpreh në një prononcim për median mbi temat dhe përfundimet e seminarit. Kryeministri tha se, nisur nga pikëpamjet e idetë që u mbrojtën në seminar, modeli ekonomik konsiderohet kudo, siç u theksua dje, si një model suksesi.
“Kjo konferencë, ishte jashtëzakonisht interesante dhe e rëndësishme. Dje u diskutua gjerësisht mbi modelet e suksesit dhe siç e konstatuat theksi u vu kryesisht në vendet e BRIK-ut, Brazil, Rusi, Indi, Kinë, por, e vërteta është, se theksi dhe një vend të veçantë pati edhe modeli i Shqipërisë, si një ndër modelet më të suksesshme sot...Ky model, i bazuar në lirinë ekonominë, taksat e ulëta, qeverinë e vogël, përmirësimin e klimës së biznesi dhe zhdukjen e pengesave burokratike, u konsiderua këtu dhe konsiderohet kudo, siç u theksua dje, si një model suksesi. Pata rastin të bëj një ekspoze të këtij modeli dhe të shpreh mendimet e mia për potencialet e mëdha të Shqipërisë”, tha Berisha.
.
Kryeministei Berisha është shprehur se fuqia e modelit ekonomik të Shqipërisë varet nga disa drejtime themelore, që sipas tij janë energjia, teknologjia e lartë, bujqësia e modernizimi i saj. “Krahasuar me pikëpamjet e idetë që u mbrojtën, gjej që modeli shqiptar është në përputhje të plotë me këto drejtime të reja, parashikime e vizione të zhvillimit ekonomik dhe shndërrimin e Shqipërisë në një vend të zhvilluar”, tha kryeministri.
Gjatë këtij seminari Berisha është shprehur se gjatë mandatit të parë ka hedhur idenë e internetit në cdo shkollë, ndërsa shtoi se me të ardhur në pushtet e vuri në zbatim këtë ide.
“Në vitin 2005, Shqipëria kishte indeksin e penetrimit të internetit mes të të ultëve në botë, 4,8%. Unë hodha gjatë mandadtit të parë idenë e internetit në cdo shkollë, siç e ka berë Kosta Rika dhe me të ardhur në pushtet, nisa zbatimin e kësaj ideje. E dyta ishte thirrja për ofertat. Në vitin 2009, Shqipëria u bë vendi i parë me thirrje ofertash në masën 100% elektronike. Kjo solli pakësimin e kostove me 29%, solli një ndarje të thirrjeve për oferta 6 herë më tepër se më parë, së shpejti do të instalojmë sistemin e shitjeve online”, tha kryeministri.
Në ligjërimin e tij, Berisha foli edhe për korrupsionin, i cili sipas tij prek të drejtat e njeriut në një shoqëri të lirë, më shumë se cdo faktor tjetër. Duke thënë se duhet luftuar korrupsioni e varfëria, Brisha komentoi se kji mund të bëhet nëpërmjet procedurave dixhitale.
“Procedurat dixhitale, përbëjnë ndoshta një nga mjetet me efikase kundër korrupsionit. Kjo e bllokon atë absolutisht. Ka një realitet për miqtë e mi afrikanë, ka një të vërtetë: qyetërimi botëror ka pasur një personalitet që quhej Martin Luter. Unë jam musliman, por e adhuroj këtë njeri. Pse? Sepse ai shpëtoi qytetërimin botëror nga korrupsioni, jo, atë evropian. Nuk ka rëndësi në beson apo jo nga ana fetare, ai ka dhënë ndikimin e tij. Mirëpo vendet tona nuk e njohën reformen, nuk i njohën as pasojat e reformës, prandaj, në vendet tona, korrupsioni është një problem shumë më thelbësor. Prandaj ne, pa i hedhur sytë te kopshti i tjetrit, le të shohim së pari kopshtin tonë”, komentoi Berisha.
Po sot, kryeministri Berisha zhvilloi një takim, me Presidentin dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Grupit të madh francez GDF SUEZ, zoti Gerard Mestrallet dhe Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë nacionale të Rhonit, pjesë e këtij grupi, zoti Mathieu Bonnet.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Berisha në Francë