E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartë shtyn vendimin për Metën

Vendimi për shtyrjen u mor sot, teksa paradite Prokurori dha pretencën e saj.

Prokuroria kërkon 2 vite burg për Ilir Metën
Tiranë – Prokuroria dha pretencën në ngarkim të Ilir Metës. Sipas kërkesës së bërë në Gjykatën e Lartë, Prokuroria kërkon dy vite burg dhe 1 milion lekë gjobë ndaj Metës.

Pretenca u dha sot pas gati një vit që kurse u publikua videoja midis Metës dhe Priftit, ku flitej për afera korruptive në dhënien e koncesioneve të hidrocentraleve. Me pretencën e saj, Prokuroria e deklaron fajtor Metën për korrupsion aktiv.

                                                                                             2012-01-06 13:45
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›