E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora shtyn ndeshjen Parma-Inter

Parma dhe Interi, që duhet të zbrisnin në fushë sot në orën 15:00, duhet të përballen më datë 10 shkurt në orën 20:45. Kjo ka bërë që edhe gjysmëfinalja e Kupës së Italisë Fiorentina-Inter të shtyhet më 14 prill. Në fakt, me terrenin e lojës nuk ka pasur asnjë problem, sepse ai u mbulua gjatë natës. Problemi ka qenë me shkallët e “Tardinit”, që ishin plotësisht të mbuluara nga dëbora.Zyrtarët e qytetit emilian u shprehën se nuk mund të plotësohen kushtet e sigurisë për publikun dhe gjithashtu nuk ka kohë të mjaftueshme për të siguruar plotësisht stadiumin “Tardini”.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›