Premier Liga, çelsi forcon kreun, fiton Liverpuli
Kapiteni Xhon Terri ishte njeriu-tripikësh për ekipin e Karlo Ançelotit në transfertën e Bërnlit. Mbrojtësi anglez, i kritikuar së tepërmi në lidhje me jetën private kohët e fundit, realizoi golin e fitores shtatë minuta para fundit, duke i dhënë Bluve tri pikë mjaft të çmuara në luftën për titullin kampion. Me këtë fitore Çelsi ngjitet në kuotën e 54 pikëve dhe pret e qetë supersfidën e sotme midis Arsenalit dhe Mançesterit.Më në fund edhe Liverpuli është rikthyer te tri pikët. “Të Kuqtë” e Rafa Benitezit mundën 2-0 në “Anfield Road” Boltonin dhe përkohësisht gjenden në vendin e pestë në kuotën e 41 pikëve, në pritje të ndeshjes Mançester Siti-Portsmuth.