Dëbora shtyn ndeshjen ParmaInter
Seria A
Ndeshja Parma-Inter, që ishte në plan të zhvillohej dje në orën 15.00, është shtyrë për në 10 shkurt, kurse ndeshja që do të duhej të zhvillohej në kuadër të Kupës së Italisë Inter–Fiorentina, shtyhet për në muajin prill. Takimi i Serisë A ndërmjet Parmës dhe Interit është shtyrë zyrtarisht, për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës në Emilia Romanja. Moti u përkeqësua shumë gjatë natës dhe për këtë arsye autoritetet italiane vendosën që ndeshja të shtyhet. Punëtorët e stadiumit “Ennio Tardini” u përpoqën shumë që ta largonin borën, por u vendos që ndeshja të mos zhvillohet. Kështu që Interi do të bëjë pushim deri javën tjetër.
#