E Diel, 1 Nëntor 2026

Cani, dopjeta në debutim: Golat ia dedikoj familjes!

Seria B
Sulmuesi shqiptar realizon dy gola në ndeshjen e parë me Piaçencën

Sulmuesi shqiptar, Edgar Cani, i cili debutoi në fitoren 1-3 të Piaçencas ndaj Triestinës në fushën e kësaj të fundit, ndihej shumë i gëzuar pas përfundimit të takimit, në të cilin ai shënoi dy gola dhe dha një asist, duke u konsideruar gjithashtu edhe si “lojtari i ndeshjes” dhe duke u vlerësuar me një notë shumë të mirë, 8. Talenti shqiptar shpreh për shtypin: “Ishte një debutim i madh për mua. Dygolëshin ia dedikoj familjes sime, që më mbështet gjithmonë dhe më ka ndenjur afër në periudhën jo të mirë që kalova te Padova. Në pjesën e parë vuajtëm shumë, sidomos në krahun e majtë, ku luante Paskuato, pastaj u treguam të zgjuar duke i bllokuar në atë zonë të fushës dhe u ringjitëm në nivelin tonë. Objektivi ynë është që të arrijmë shpëtimin nga rënia në një kategori më poshtë sa më shpejt. Goli im i parë? Më thanë që ndoshta ishte pozicion jashtë loje, por kur pashë topin duke përfunduar në rrjetë mendova vetëm që të festoja!”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›