Egjipti, kampion i Afrikës, mundi Ganën
Kupa e Afrikës
Triumf i Egjiptit, kampionit në fuqi që rikonfirmohet, në Kupën e Afrikës. Mundi Ganën (që deri këtë kishte ardhur e pathyeshme në asnjë takim) në finalen e zhvilluar në Luanda (Angola) me rezultatin 1-0. Decisiv ishte goli-fitore i Mohamed Nagi Gedo në minutën e 85-të. Gedo, i hyrë prej 10 minutash më parë për të zëvendësuar Motaeb, arrin të mposhtë portierin kundërshtar me një diagonale të kalibruar në cepin e portës. Deri në ato momente, mes dy skuadrave ishte luajtur një ndeshje shumë e fortë, me shumë raste, ku binte në sy epërsia e një Egjipti teknik. Ndërsa gana mendonte më shumë te mbrohej dhe të kundërsulmonte befasishëm. Faraonët kanë arkivuar të paktën pjesërisht zhgënjimin e eliminimit nga Botërori i Afrikës së Jugut 2010 në qershor. Fitorja i jep mundësi Egjiptit thellojë një rekord të dyfishtë: ata bëhen kështu skuadra e vetme afrikane, e cila e ka fituar për të tretën herë radhazi Kupën e Afrikës. Po ashtu janë skuadra e vetme që e ka fituar këtë trofe 7 në total.
#