E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllen mosmarrëveshjet te mundja, zgjidhet presidenti i federatës

Zgjedhjet
Gjithçka u monitorua nga ndërkombëtarët dhe KOKSH. Fitoi Viron Bezhani

Mbyllen përfundimisht mosmarrëveshjet në Federatën Shqiptare të Mundjes, ku para më shumë se 6 muajsh ishte gjeneruar një konflikt mes dy palëve kundërshtare, gjë e cila kishte detyruar Federatën Ndërkombëtare të Mundjes të përjashtonte Shqipërinë nga pjesëmarrja në aktivitetet e saja. Ditën e shtunë u zhvilluan në Durrës punimet e Asamblesë Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Mundjes, në prani të presidentit të Federatës Europiane të Mundjes dhe përfaqësuesve të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Në përfundim të zgjedhjeve të zhvilluara, president u zgjodh Viron Bezhani me 11 vota pro. Gjithashtu u zgjodhën edhe anëtarët e kryesisë së kësaj federate. Menjëherë pas këtyre zgjedhjeve, presidenti i Federatës Europiane të Mundjes, Tzeno Tzenov, ka deklaruar se pas këtyre zgjedhjeve do të hiqet menjëherë edhe pezullimi i kësaj federate, duke bërë të mundur pjesëmarrjen e mundësve shqiptarë në aktivitetet ndërkombëtare.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›