E Diel, 1 Nëntor 2026

Mançesteri: Runi sështë në shitje

Angli

Drejtori ekzekutiv i Mançester Junajtid, David Gill, ka bërë të qartë se Uejn Runi nuk është në shitje dhe se klubi dëshiron ta mbajë 24-vjeçarin deri në fund të karrierës së tij. Kishte spekulime se Runi do të mund të kalonte te Real Madridi, gjë që është e zakonshme për 26 golat e tij të shënuar në të gjitha garat deri tani, por Gill ishte tejet i qartë. “Derisa Ferguson nuk është dakord, ne nuk do ta shesim atë, pasi klubi dëshiron që ai të nënshkruajë kontratë afatgjatë me të. Runi ka kontratë deri më 2012-n. Ai ka thënë do të qëndrojë dhe ne duam që ai të qëndrojë”. Gill mohoi se problemet e mëdha financiare të klubit janë shfaqur edhe në merkato.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›