Gjyqi ndaj Lul Bashës, nesër caktohet seanca
TIRANE- . Kështu, relatori i kolegjit, Spiro Spiro do të firmosë dhe fletëthirrjen për ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha dhe ish-vartësin e tij, Toma, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera. Gjithashtu, fletëthirrje për t’u paraqitur në proces do t’u dërgohet dhe dy avokatëve të tyre mbrojtës. Nuk dihet ende nëse Lulzim Basha do të paraqitet në Gjykatën e Lartë për t’u përballur me akuzat, por pavarësisht kësaj, gjyqi ndaj tij do të vazhdojë. Për shkak se jemi në prag të festave të fundvitit, gjyqi ndaj Bashës ka gjasa të nisë janarin e 2009-ës. Kolegji penal që do të shqyrtojë dosjen penale ndaj Bashës u përcaktua me 12 dhjetor 2008, tri ditë më parë, nga shorti me gogla. Kjo procedurë u ndoq për të shmangur aludimet për ndonjë manipulim të mundshëm, meqë i pandehuri kryesor mban postin e ministrit të Jashtëm. Lulzim Basha akuzohet se gjatë kohës që mbante postin e ministrit të Transporteve, në bashkëpunim me vartësin e tij, Andi Toma, ka abuzuar me fondet e segmentit Rrëshen-Kalimash, pjesë e Durrës-Kukës.
(s.g/GSH/BalkanWeb)