I vë gjobë pronares së lokalit, arrestohet 17-vjeçari
TIRANE- Aventura e një 17-vjeçari, i cili kishte vendosur t’i vinte gjobë një pronare lokali, ka përfunduar me arrestimin e tij në momentin kur ky i fundit ishte duke marrë çantën që kishte lënë ajo. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se në pranga ka rënë 17-vjeçari me iniciale F.H., banues në Tiranë. Referuar të njëjtave burime mësohet se 17-vjeçari, pak ditë parë i kishte dërguar një letër 45-vjeçares me inicialet L.S. ku i kërkonte kësaj të fundit 400 mijë lekë dhe në rast se nuk paguante e kërcënonte me jetë. Të njëjtin kërcënim kishte bërë dhe në rast se ajo njoftonte forcat e policisë. Në letër, i riu shkruante se shuma e parave duhet të dorëzohej ditën e djeshme në afërsi të Xhamisë që ndodhet në rrugën “Don Bosko” në kryeqytet.
Menjëherë pas marrjes së letrës kërcënuese, 45-vjeçarja i është drejtuar Policisë, e cila ka nisur punën për organizimin e aksionit për arrestimin e personit që kishte vendosur gjobën. Ashtu siç kishte kërkuar 17-vjeçari, L.S. mori një valixhe të cilën e mbushi me letra dhe paraditen e djeshme e ka lënë atë në afërsi të vendit të caktuar. Ndërkaq, forcat e policisë kishin zënë pozicionet e tyre për të arrestuar të riun në momentin e marrjes së valixhes. Vetëm pak minuta më pas, një adoleshent është afruar pranë valixhes dhe e ka marrë atë, por në të njëjtën kohë, forca të shumta policie e kanë rrethuar duke bërë të mundur në këtë mënyrë arrestimin e tij. Menjëherë pas prangosjes, 17-vjeçari është dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku është marrë në pyetje në lidhje me këtë ngjarje. Ndërkaq, materialet hetimore në ngarkim të të riut, i kaluan Prokurorisë për veprën penalë të gjobëvënies.
(m.a/GSH/BalkanWeb)