E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi gjakut për përcaktimin e karakterit

Tendenca e fundit vjen nga Japonia dhe bazohet në studimin e karakterit në bazë të grupit të gjakut përkatës.

Sipas Japan Today metoda është e aplikueshme në të gjitha fushat, si karriera, shëndeti, por është shumë në modë mes të rinjve e të rejave që dëshirojnë të kuptojnë nëse partneri i zgjedhur është ai i duhuri apo jo.

Ekziston një literaturë edhe në këtë sektor e ndër më të njohurit janë volumet e Jamais Jamais autor anonim i cili ka dedikuar për çdo grup gjaku një studim të thelluar.

Ja një sintezë e studimit të karaktereve në bazë të grupit të gjakut.

Ata të cilët i përkasin grupit A, përshkruhen si njerëz precizë e të besueshëm, u pëlqejnë gjërat konkrete dhe një punë e sigurt.

E kundërta janë ata që i përkasin grupit B, këta janë krijues, njerëz që ecin përpara pa u menduar shumë, por shumë të gjindshëm e fleksibël, arrijnë të përshtaten në çdo situatë.

Shpirtërorë, ëndërrimtarë e idealistë duket se janë ata që i përkasin grupit të gjakut AB.

Ndërsa grupi O është ai i realistëve, i të fortëve dhe ambiciozëve, i njerëzve të suksesshëm.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›