Pavarësisht reshjeve, Fierza bie me 4 metra
TIRANE- Pavarësisht situatës tepër të rënduar nga reshjet, dhe nga emergjenca e motit, situata e prurjeve në kaskadën e Drinit shfaqet mjaft problematike, me Fierzën që përkundrejt të gjitha gjasave ka ulur ndjeshëm nivelin e bazenit. Aktualisht, prurjen në këtë bazë janë në nivelin 50 metra kub në sekondë, kur vetëm pak përpara rëndimit të situatës meteorologjike nga reshjet e dëborës dhe moti i ftohtë, prurjet arritën në kuotën e 50 metrave në sekondë. Sipas burimeve nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, aktualisht në vend po gjenerohet rreth 14 milionë kilovatorë, ndërsa pjesa tjetër po importohet nga KESH dhe CEZ Shpërndarje.
Situata nuk duket aspak premtuese për sa i përket ditëve në vijim, nëse nuk fillojnë reshjet e shiut. Nga ana tjetër ka qenë e detyruar të rrisë prodhimin gjatë kësaj faze për të plotësuar nevojat e vendit, pasi importi po bëhet gjithnjë dhe më i vështirë, sepse edhe vendet e tjera të Ballkanit, si Maqedonia dhe Serbia kanë shpallur krizën energjetike, ndërsa Bullgaria ka ndaluar eksportin e energjisë për këtë periudhë. KESH ka bërë gjithashtu me dije se, pavarësisht problemeve energjetike me të cilat përballet aktualisht rajoni, KESH do të rrisë importin e energjisë, me qëllim ruajtjen e rezervës hidrike në kaskadën e lumit Drin dhe garantimin e furnizimit me energji. Prodhimi i energjisë mbi gjatë këtyre ditëve ka sjellë uljen e nivelit të liqenit të Fierzës me rreth 4 metra. Aktualisht niveli i bazenit të Fierzës është 258.31 metra dhe prurjet janë në nivele prej 50 metër kub në sekondë. Niveli në liqenin e Komanit është 170.58 metra dhe prurjet në 21 metër kub për sekondë, gati tri herë më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të para një viti. Niveli i ujit në liqenin e Vaut të Dejës është 71.2 metra dhe prurjet janë 20 metër kub në sekondë.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)