E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debore ne Dajt nje dite ndryshe per kryeqytetasit

Mjafton të udhetosh 26 km në lindje të Tiranës dhe mund të kalosh disa orë të këndshme larg zhurmës dhe smogut të kryeqytetit.
I zbardhur nga bora mali i Dajtit është vendi i preferuar jo vetëm për të apasionuarit e turizmit malor, por dhe për shumë të rinj e familjarë, të cilët duan të kalojnë një ditë ndryshe.
Të shumtë janë ata të cilët sfidojnë kushtet atmosferike e ndalen anës rrugës. Luajnë me borë dhe fiksojnë në aparat momentet e këndshme të fundjavës.
E pas argëtimit me lojën nuk largohen pa shijuar drekën në një ndër restorantet e shumta të Parkut Kombëtar të Dajtit përballë panoramës së këndshme të malit të bardhë. Por nëse do të ngjiteni në Dajt me makinë bëni kujdes të mos harroni zinxhirët. Makinat e larta kalimin pa to e kanë të vështirë ndërsa të ultat thuajse të pamundur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›