Lionel Mesi merr per te tretin vit radhazi Topin e Arte

Lionel Mesi është sërish më i forti nga të gjithë. Ylli i Barcelonës merr për të tretin vit radhazi “Topin e Artë”, duke u shpallur si lojtari më i mirë për vitin 2011. Me përzgjedhjen e 24-vjeçarit u respektuan të gjitha parashikimet, ndërsa ai fitoi përballë Ksavit dhe Kristiano Ronaldos.
Përveçse një vlerësim në planin individual, triumfi i Mesit ka rëndësi statistikore, duke qenë se ai bëhet lojtari i dytë në histori që e fiton tre herë radhazi “Topin e Artë”, pas Mishel Platinisë. Për këtë trofe, mesi ka falënderuar skuadrën e Barcelonës dhe shokët, në veçanti Ksavi Hernandez, të cilit iu drejtua me fjalët “është një kënaqësi ta ndaj këtë çmim me ty. Tashmë shpresoj të vazhdoj të fitoj me klubin dhe përfaqësuesen argjentinase”
Parashikimet u respektuan edhe në garën për trajnerin më të mirë të vitit 2011, me çmimin që u fitua nga Pep Guardiola, arkitekti i Barcelonës së ëndrrave, që po dominon futbollin kontinental dhe atë botëror. Në momentin e marrjes së çmimit, Guardiola ia dedikoi atë dy kandidatëve të tjerë, Ferguson dhe Murinjos, si edhe të gjithë atyre personave që gjatë këtyre 100 vjetëve kanë punuar te katalanët, duke krijuar një prej klubeve më të mëdhenj në botë.
Aleks Ferguson është vlerësuar me çmimin special të presidentit të FIFA-s, Sep Blater, për karrierën e jashtëzakonshme 25-vjeçare në krye të Mançester Junajtid.
Talenti brazilian Nejmar, ka fituar çmimin “Pushkash”, një vlerësim për golin më të bukur të vitit 2011. Ky ishte një prej verdikteve të pakta të papritura të mbrëmjes, pasi Uejn Runi i Mançester Junajtid dukej favorit me rrjetën spektakolare me roveshatë, në derbin kundër Mançester Sitit.
Dominimi i Barcelonës u konfirmua edhe në formacionin më të mirë, një 4-3-3 ëndrrash. “Blaugranat” kishin pesë lojtarë, mes të cilëve Alvesh, Pike, Iniestan, Ksavin e Mesin. Reali i Madridit ishte forca e dytë me katër futbollistë, duke nisur nga portieri Kasijas e për të vazhduar me Sergio Ramos, Ksabi Alonson e Kristiano Ronaldon.
Hegjemonia e dy gjigandëve spanjollë është thyer nga prezenca në 11-shin ideal e dyshes së Mançester Junajtid, Vidiç e Uejn Runi.
Mbrëmja gala në Zyrih ka rezervuar momente triumfi edhe për Japoninë, që mori tre çmime. Federata u vlerësua me çmimin “Fair-Play”, tekniku i përfaqësueses japoneze të femrave, kampione të botës, Sasaki dhe mesfushorja Homare Saua morën përkatësisht çmimet “Trajneri më i mirë në futbollin për femra” dhe futbollistja më e mirë.