Vlore hidhet nga kati i 5-te vdes 58 vjecari Fatmir Feta

Rreth orës 14:00 nga Salla Operative e Komisariatit të Policisë Vlorë është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal Vlorë ka mbërritur i pajetë një shtetas.
Menjëherë është krijuar grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore nga të cilat ka rezultuar se viktima është shtetasi, Fatmir Feta, 58 vjeç banues në Vlorë.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se ky shtetas, është hedhur nga sheshpushimi i shkallëve të katit të pestë të pallatit Nr. 1280 ku dhe banonte, i cili ndodhet në lagjen “Isa Boletini”.
Gjithashtu nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas punonte në një pikë karburanti si shitës, jetonte në shtëpi me bashkëshorten dhe djalin e tij dhe ishte konsumator i pijeve alkolike.
Sipas policisë, po punohet për të përcaktuar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.
Në bazë të informacioneve, Feta ka qenë në gjendje të dehur në momentin që është hedhur nga banesa e tij. Ndërsa familjarët nuk gjendeshin aty kur 58 vjeçari është kthyer në shtëpinë e tij.
Menjëhere komshinjtë kanë njoftuar ambulancën, kur kanë parë në shesh trupin e 58 vjeçarit. Më pas Feta është transportuar për në spitalin Rajonal të Vlorës për ti dhënë ndihmën e parë, por përpjekjet e bluzave të bardha kanë qenë të kota pasi 58 vjecari ka vdekur si pasojë e përplasjes.
Hedhja e tij nga kati i 5 i ka shkaktuar fraktura të rënda në trup kanë konfirmuar bluzat e bardha, që e bënin të pamundur mbijetesën.