E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debutim i mbarë për Drejaj - Sigal Prishtina fiton derbin

Anthony Drejaj ka debutuar mirë për Sigal Prishtinën në ndeshjen e tij të parë zyrtare në basketbollin kosovar. Shqiptaro-amerikani ka udhëhequr skuadrën kampione të Kosovës për të shënuar fitore ndaj rivalëve të përjetshëm të Pejës.
"Në pjesën e parë pata disa topa të humbur dhe nuk luajta aq mirë, sidomos në cerekun e parë, por në cerekun e tretë dhe të katërt përmirësova lojën time. Kjo është vetëm ndeshja e parë, prandaj besoj se në ndeshjet e radhës do të përmirësojmë lojën tonë. Sot mendoj se ndeshjen e vendosi mbrojtja jonë e fortë", tha Anthony Drejaj pas ndeshjes, të cilën e mbylli me 26 pikë të shënuara, duke qenë pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes.
Skuadra pejane ka arritur të mbahet vetëm në cerekun e parë përballë skuadrës kampionëve të Sigal Prishtinës. Madje skuadra e Bujar Locit ka qenë në avantazh në pjesën më të madhe të cerekut të parë, para se Habib Ademi me një treshe të barazojë rezultatin 20:20 në sekondat e fundit. Edhe periudha e dytë e lojës ka qenë e barabartë në shumicën e kohës, por në aksionet e fundit Sigal Prishtina shënon katër pikët e avantazhit me anë të Anthony Drejajt për rezultatin 42:38. Në minutat e para të cerekut të tretë kryeqytetasit krijojnë epërsinë prej dhjetë pikëve, të cilën e mbajnë deri në përfundim të takimit megjithëse pejanët tentojnë të rikthehen në disa raste.
"Prishtina sonte ishte skuadër më kompakte dhe e deshi më shumë fitoren. Ne në disa momente treguam se kemi një ekip të mirë, të i cili shpresojmë më shumë për të ardhmen", tha pas ndeshjes trajneri i Pejës, Bujar Loci. Qendra boshnjake Nexhat Spahiq ka qenë më efikasi për skuadrën pejane me 20 pikë, ndërsa Valdet Grapci e Artan Mehmeti kanë shtuar nga 12. (L. Ibërdemaj)

Sigal Prishtina – Peja 81:68 (20:20, 22:18, 21:16, 18:14)

Pallati i rinisë dhe sporteve në Prishtinë
Shikues: 500
Gjyqtarë: Grezda, Elshani, Rifati

Sigal Prishtina: Azemi 11, Veseli, A. Drejaj 26, Dabaj, Hasani, G. Rugova 3, Breca 12, Podvorica, Ademi 13, Islami 10, F. Rugova, F. Drejaj 6 – Trajner: Arben Krasniqi
Peja: Dedvukaj 8, Radoni 1, Grapci 12, Mehmeti 12, Beqiri, Korac, Kasumoviq 6, Berisha 8, Spahiq 20, Bacaj, Nila, Idrizaj – Trajner: Bujar Loci

SIGURIA SUPERLIGA – JAVA 1
REZULTATET

Drita - AS Prishtina 66:98
Sigal Prishtina – Peja 81:68

Të mërkurën

Bashkimi – Kastrioti 53:64
Trepca – Bambi 20:0
X Prishtina –Vëllaznimi 62:60

1. AS Prishtina 1 1 0 98:66 2
2. Trepca 1 1 0 20:0 2
3. S. Prishtina 1 0 0 81:68 2
4. Kastrioti 1 1 0 64:53 2
5. X Prishtina 1 1 0 62:60 2
6. Bashkimi 1 0 1 53:64 1
7. Vllaznimi 1 0 1 60:62 1
8. Drita 1 0 1 66:98 1
9. Peja 1 0 1 68:81 1
10. Bambi 1 0 0 1 0:20 0

Në xhiron e dytë më 7 dhe 8 tetor takohen: Kastrioti – Vllaznimi, Peja - X Prishtina, Bambi - Sigal Prishtina, AS Prishtina – Trepca, Bashkimi - Drita

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›