Stojçkov: “Nuk kemi frikë nga Holanda”

Trajneri i Bullgarisë, Hristo Stojckov tha se ekipi i tij nuk ka pse të ketë frikë nga ballafaqimi me kryesuesen e Grupit G, Holandën, kur të dy ekipet do të takohen ditën e shtunë.
Bullgaria barazoi 2-2 me Rumaninë në Konstanca dhe fitoi 3-0 në shtoëi me Slloveninë.
Stojckov pohoi se Holanda nuk është dhe aq fortë sa duket edhe pse ka grumbulluar gjashtë pikë në dy ndeshje kundër Luksemburgut dhe Bjellorusisë. "Unë nuk mendoj se ne duhet të kemi frikë nga (Arjen) Robben, (Robin) van Persie or (Dirk) Kuyt," tha Stojckov. "Në se ju do të hidhnit një sy te skuadrfa jonë do të shihni se ne kemi (Dimitar) Berbatov, Martin Petrov, Stilian Petrov, (Valeri) Bozhinov..., kështu që ne kemi një ekip të talentuar për t'u përballur me ta".
Ekipi bullgar ka tetë lojtarë me eksperiencë që janë mbi 30 vjec, ndërkohë që Holanda e Van Bastenit ka gjashtë lojtarë nën moshën 23 vjec.
Ekipi mundshëm bullgar:
Bulgaria: Georgi Petkov; Stanislav Angelov, Elin Topuzakov, Valentin Iliev, Lucio Vagner; Stilian Petrov, Radostin Kishishev; Dimitar Telkiyski, Martin Petrov, Zoran Yankovic; Dimitar Berbatov.