Eurosport: UEFA gjobit Oto Bariç me 5 mijë euro

Trajneri i Kombëtares shqiptare Oto Baric është gjobitur nga UEFa për komentet e tij homofobike të bëra në fakt dy vjet më parë.
Lajmi është publikuar sot në një nga faqet me të rëndësishme në internet erusport.com, nga gazetari Jonathan Symcox
Në një intervistë për gazetën "Jutarnji List", kroati Baric, atëherë 71 vjec, kishte deklaruar: "Unë nuk lejoj që një lojtari im të jetë homoseksual dhe askush nga këta nuk mund të punojë për mua. Unë nuk mund të jem i aftë të drejtoj një homoseksual se ata janë të dobët dhe të sëmurë".
Baric u gjobit me 5 mijë euro për komentet e tij kur dikush u ankua në UEFA. Ndërkohë identiteti i personit u mbajt i fshehtë, por iu atibuua një grupi me qëndër në Kroaci. Baric ka drejtuar Kroacinë, Rapidin e Vienës, Salzburgun dhe Dinamon e Zagrebit gjatë karrierës së tij.