E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kesler: “Van Basten nuk e ka për karakter nepotizmin”

Henk Kesler, drejtori i Federatës Holandeze, pranon se Van Basten duhet të përmirësojë aftësitë e tij komunikuese, por nga ana tjetër pranon dhe faktin se trajneri duhet të kritikojë edhe lojtarët. "Njerzit flasin rreth ngërcit të tij të komunikimit", - pohoi Kesler për gazetën sportive holandeze "AD Sportëereld". "Unë personalisht e kam parë atë të flasë shpesh me lojtarët gjatë stërvitjes, dhe me disa bën edhe biseda kokë më kokë. Ai shpezon më shumë kohë me lojtarët se të gjithë paraardhësit e tij, por kjo nuk mund të konsiderohet një alibi për të folur më pak kur ata nuk janë të grumbulluar me Kombëtaren. Ne i kemi thënë që është më e zgjuar të përdorë telefonin më shumë në situata të till. Ai na premtoi se do ta bënte një gjë të tillë.
Van Basten mori kritika të ashpra nga Rud Van Nistelroj, që e akuzoi atë të se kishte përzgjedhur më shumë lojtarë nga ish-klubi i tij, Ajaks i Amsterdamit. Kesler e mbron sërish trajenerin dhe kritikon qëndrimin e Van Nistelroit. "Ky është një qendrim i ulët i një lojtari të madh", shton Kesler. "Ai dhe kur ishte te Mancester Junaitid i kishte këto mendime. Ndoshta ai ka mendimin se te "portokallinjtë" ekziston një klan i Ajaksit. Unë e lexoj këtë dhe kur shikoj stafin është e natyrshme të krijosh një opinion të tillë. Por, unë dua të them se nuk është në karakterin e Van Bastenit të krijojë lidhje nepotike"
Franc Hoxha

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›