E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqiri: Kartoni? Keqkuptim i gjyqtarit

Kartoni i kuq i dhënë nga gjyqtari gjeorgjian Lasha Sligava në dëm të mbrojtësit tonë, Elvin Beqiri, gjatë ndeshjes miqësore Azerbajxhan-Shqipëri (1-1) ka qenë edhe pika kulmore e tensionit në fushë.

 Menjëherë pas takimit, Beqiri ka rrëfyer arsyen e ndëshkimit, i cili, për sa u pa në TV, nëpërmjet regjisë azerbajxhanase, dukej i çuditshëm.

“Unë po flisja me një prej sulmuesve kundërshtarë, me të cilin isha konfrontuar thuajse që nga fillimi i ndeshjes, sqaroi mbrojtësi i Kombëtares kuqezi. Që nga momenti shënimit dhe më pas, Subashiç po më provokonte dhe i gjithë debati im me të u zhvillua në rusisht. Në çastin që unë iu drejtova lojtarit kundërshtar, gjyqtari u keqkuptua, pasi ishte shumë afër dhe kujtoi se e kisha me të”.  



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›