Debuton "Thomson Reuters"
Kompania më e madhe e informacionit në botë, debuton në bursa. Tani fillon edhe puna më e vështirë për "Thomson Reuters" që duhet të çajë në industrinë financiare në një kohë turbullirash. Kompania është krijuar pasi "Thomson", me bazë në Kanada, bleu për shifrën 16 miliardë dollarë, "Reuters"-in, me qendër në Londër, i krijuar që në 1851-in. Ky bashkim i ri, është pa diskutim një gjigant informativ. E me shqetësimet për recesion në SHBA, "Thomson Reuters", hyn në një ambient të egër biznesi, por drejtuesit thonë se nuk tremben nga vështirësitë.