Deçani realizon projekte “veresi”

Në seancën e 13-të të Kuvendit Komunal opozita e Deçanit e ka akuzuar kreun komunal për mospagesën me kohë të kontraktuesve për projektet e realizuara gjatë 9 muajve.
Ramadan Tahiraj (LDK) ka thënë se nga raporti i shpenzimeve për nëntë muaj, del se kryetari Rasim Selmanaj ka realizuar projekte veresi, shkruan “Koha Ditore”.
“Nga ky raport del se nga 18 projekte të filluara, 10 prej tyre janë veresie, që del se pa u flokuar mjetet nuk janë të përfunduara”, ka thënë Tahiraj.
Ndërkaq ai ka dhënë kritika të njëpasnjëshme edhe për raportin e auditorit të jashtëm për vitin 2011, sipas të cilit ai ka thënë se janë bërë shpenzime të tepruara./Indeksoline/