Ka arritur nota e njohjes së Kosovës nga Fixhi

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka pranuar notën verbale dhe një letër për njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës nga Republika e Fixhit.
Në përputhje me njoftimin e para dy ditëve të kryeministrit Hashim Thaçi, i cili ka bërë publik në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, njohjen e Republikës së Kosovës nga ky shtet, nota verbale konfirmon këtë akt të rëndësishëm për shtetin e Kosovës, thuhet në një njoftim të MPJ-së, transmeton gazeta JNK.
Në letrën që ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Fixhit, Inoke Kubuabola, i ka dërguar ministrit Hoxhaj, konfirmohet vendimi zyrtar i Qeverisë së Republikës së Fixhit për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës./Indeksonline/