E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Jutarnji list": Jeremiq gënjeu

E përditshmja kroate “Jutarnji list”e ka akuzuar presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremiq, se ka gënjyer në lidhje me përcaktimin e debatit mbi Tribunalin e Hagës.

Gazeta thotë se Jeremiq ka gënjyer kur ka thënë se debati mbi punën e Tribunalit të Hagës është caktuar pas lirimit të Ante Gotovinës dhe Mlladen Markaqit, sepse, siç thotë gazeta, ky debat është caktuar dy muaj më parë, më 21 shtator, transmeton rel.

“Jutarnji list” gjithashtu thotë se qëndrimi i ish ministrit të Jashtëm serb dhe “të pavërteta që servon, komprometojnë jo vetëm atë, por edhe Serbinë”.

Jeremiq ka deklaruar se ka kërkuar që të zhvillohet një debat mbi punën e Tribunalit të Hagës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, pas lirimit të dy gjeneralëve kroatë si të pafajshëm./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›