Ndroqi: Avni Rrustemi ishte kriminel

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak i Aleancës për qytetarin, Zamir Ndroqi, e ka quajtur Avni Rustemin gjatë debateve “kriminel dhe killer”.
Ky detaj del nga një replikë që ka dërguar në media një nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, Viron Bezhani, i cili ndër të tjera shkruan:
“Së pari do doja të falënderoja për vendosjen e sheshit “Çamëria” tek fusha Ali Demi. Në këtë mënyrë u eleminua çdo konflikt i mundshëm që mund të krijohej me heqjen e bustit “Avni Rustemi’. Është e vërtetë që populli Çam ka vuajtur shumë nga persekutimi grek dhe vënia e emrit të një sheshi është më e pakta që mund të bëhet për këtë popull. Së dyti, dua t’ju tregoj se arsyeja që mbrojta në Komision Avni Rustemin është se e quaj pa vend dhe aspak të drejtë që të heqim figura të shquara, duke shtrembëruar kështu historinë e popullit shqiptar, duke mos lejuar fëmijët tanë dhe brezat e rinj të mos njohin ngjarjet dhe historinë e vërtetë, figurat e shquara të një kombi, ata që në të vërtetë kanë bërë historinë e Shqipërisë. Historia e një kombi përbëhet pikërisht nga ajo çfarë bëjnë figurat dhe personat e shquar të tij në momente dhe etapa të caktuara. Ndërsa thënien e doktor Ndroqit në Komision se “….. Avni Rustemi është kriminel dhe killer”, do ta quaja si një provokim të turpshëm të një anëtari të Këshillit Bashkiak. Po i shpjegoj z Ndoqi me pak fjalë se kush është në fakt Avni Rustemi...”.
E gjithë kjo erdhi pas debatit në Kuvendin e Shqipërisë, për emrin e sheshit Avni Rrustemi, raporton tema./Indeksonline/