Tërhiqet edhe Policia e Kosovës

(E plotësuar) Policia e Kosovës ka marrë urdhër që të tërhiqet nga vendi i ngjarjes.
....
Protestuesit serb kanë gjuajtur gurë në drejtim të ekipit të Indeksonline, me ç’rast ka marrë lëndime njëri prej gazetarëve.
Ekipi i Indeksonline është shumë afër protestuesve serb dhe me këtë rast ka parë persona të armatosur.
....
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi ka thënë se shtëpitë e shqiptarëve te Kroi i Vitakut, do të rindërtohen.
Rexhepi ka thënë se gjendja në këtë pjesë të vendit vazhdon të jetë e tensionuar.
Ai ka vizituar për 5 minuta Policinë e Kosovës të Kroi i Vitakut, së bashku me drejtorin e policisë, Shpend Maxhunin.
Rexhepi ka thënë se jemi në kordinim edhe me KFOR-in dhe EULEX-in që situata të qetësohet./Indeksonline/
....
Në vendin e ngjarjes tani ka mbërritur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi së bashku me drejtorin e Policisë, Shpend Maxhuni.
....
Ekipi i Indeksonline raporton se tërhiqet edhe EULEX-i nga Kroi i Vitakut.
Ndërkohë, aty pranë shihet një veturë e UN-it.
.....
Kryepunëtori i punimeve ka thënë për Indeksonline se është duke pritur përgjigje për të filluar punimet në ndërtimin e shtëpive.
Punimet në ndërtimin e shtëpive janë ndërprerë menjëherë pasi që banorët serbë kanë hedhur gurë në drejtim të Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, ende po vazhdojnë negociatat mes EULEX-it dhe banorëve serb./Indeksonline/
....
Derisa EULEX-i po bisedon me banorët serb situata mbetet e qetë.
Ndërkohë, ekipi i Indeksonline raporton se vërehet një shtim i banorëve serb në këtë pjesë.
.....
Katër vetura të EULEX-it janë te "Kroi i Vitakut" dhe për momentin janë duke biseduar me banorët serb.
Ndërsa Policia e Kosovës është duke qëndruar larg tyre, për rreth 200 metra.
........
Banorët serb kanë filluar të gjuajnë vazhdimisht me gurë pjesëtarët e Policisë së Kosovës
Ekipi i Indeksonline raporton se Policia e Kosovës është rrethuar nga të gjitha anët nga banorët serb.
....
Ekipi i Indeksonline që ndodhet në vendin e ngjarjes, raporton se banorët serb tanimë kanë filluar të mblidhen te Kroi i Vitakut.
.....
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se njësia speciale e policisë së EULEX-it është gati për të intervenuar te Kroi i Vitakut.
....
Ekipi i Indeksonline raporton se njësia speciale ROSU është larguar nga Kroi i Vitakut. Gjendja në veri të vendit ende mbetet e brtishtë.
.....
Strukturat paralele në veri kanë aktivizuar alarmin e rrezikshmërisë, i cili nënkupton që të gjithë të rinjtë mbi moshën 18 vjeçare të mobilizohen dhe të jenë gati për barrikada.
Ekipi i Indeksonline raporton se Mbrojtja Civile dhe pjesëtarë të MUP-it serb vazhdimisht po fotografojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Pjesëtarët e thjeshtë të Policisë së Kosovës tanimë janë larguar nga Kroi i Vitakut dhe pritet intervenim i njësisë ROSU./Indekosnline/
....
Njësia speciale e Policisë së Kosovës, ROSU, ka intervenuar për të ndaluar protestuesit serb në veri.
ROSU ka arritur të kalojë barrikadën që e kishte bërë KFOR-i për ndalimin e tyre.
Ekipi i Indeksonline raporton se një punëtor është lënduar nga gurët e hedhur nga protestuesit serb.
.....
Ekipi i Indeksonline raporton se protestuesit serb sulmojnë Policinë e Kosovës dhe punëtorët të cilët po ndërtojnë shtëpitë.
ROSU ndodhet 1 km larg nga vendi ku po ndërtohen shtëpitë e shqiptarëve, mirëpo KFOR-i nuk po lejon intervenimin e tyre.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen vetëm policë të thjeshtë të ardhur nga Vushtrria dhe Skënderaj./Indeksonline/
.....
Policia e Kosovës ka depërtuar deri te shtëpitë ku janë duke u ndërtuar nga shqiptarët. E aty pranë policisë janë edhe një grup i banorëve serb të cilët po vëzhgojnë situatën.
Këta banorë serb po tentojnë t’i ndalojnë ndërtimin e shtëpive./Indeksonline/
.....
Ekipi i Indeksonline që ndodhet tani në veri të Mitrovicës, bënë të ditur se situate në atë pjesë të vendin vazhdon të jetë e tensionuar.
Policia e Kosovës ka rritur numrin e njësisë speciale dhe është në gjendje gatishmërie për çdo intervenim të mundshëm.
Indeksonline ju sjell foto nga vendi i ngjarjes./Indekosnline/
..
Situata në veri të Mitrovicës vazhdon të jetë e tensionuar.
KFOR-i dhe Policia e Kosovës po bëjnë sigurimin e pikave për t’iu mundësuar shqiptarëve vazhdimin e ndërtimit të shtëpive të tyre.
Ekipi i Indeksonline ndodhet në vendin e ngjarjes dhe të ju mbajmë të informuar gjatë gjithë kohës./Indeksonline/
......
Pjesëtar të KFOR-it kanë ndaluar njësinë special të Policisë së Kosovës “ROSU”, te ura e Suhodollit, duke i penguar ata për të depërtuar në lagjen ”Kroi i Vitakut”.
Raportohet se brenda në thellësi janë mbledhur dhjetëra serb nëpër disa lokacione në përpjekje për t’i ndaluar punimet në rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve.
Nëpër lagje vërehen prezencë e shtuar të Policisë së Kosovës, por edhe të KFOR-it. Gjithashtu vërehet se ka edhe shqiptar të tubuar dhe situate ende është e qetë, por është situatë nën tension./Indeksonline/