Decentralizim apo lufte pushtetesh Nga Plator Nesturi
Pas miratimit te rezolutes per Shqiperine ku ne fokus ishte kriza politike dhe marredheniet e ndersyera maxhorance – opozite, Parlamenti Evropian, nje jave me pas, zbarkon serish ne Tirane per nje tjeter ceshtje qe ndikon ne proceset e integrimit. Vizita e europarlamentarit suedez, Goran Farm, dhe takimi me shoqaten e komunave, risolli edhe njehere ne vemendje se Brukseli do te jete i ndjeshem dhe ndaj nje konflikti tjeter te hershem, asaj midis qeverise dhe pushtetit vendor. Si shtet kandidat potencial per te marre statusin e kandidatit te BE-se, Shqiperia duhet te permbushe edhe detyrimet qe rrjedhin mbi decentralizimin e pushtetit lokal per te marre vleresimin pozitiv ne procesin e anetaresimit. Gjithsesi ceshtja qe preokupon Brukselin, nuk eshte vetem teknike. Ajo shkon pertej ca ferkimeve per kompetenca dhe perparesish ne levrim fondesh midis kreresh bashkiake me zyrtaret qeveritare, pasi prek te tjera tasta qe shkaktojne nje kakofoni me te madhe ne diskursin e acaruar politik ne vend.
Fronti i betejes midis maxhorances dhe opozites, pervec asaj te transparences se zgjedhjeve, kodit elektoral dhe manovrimeve per votimin ne parlament, ka patur gjate gjithe kesaj kohe edhe nje segment te saj ku ashpersia e ballafaqimit ka qene me e eger dhe me e ndjeshme. Konflikti qeveri – pushtet vendor, kryesisht ne ato bashki e komuna te drejtuara nga opozita, ka qene shfaqja me pikante e mosbashkepunimit dhe futjes se shkopinjve ne rrota ndaj kundershtareve dhe qe kulmet e krizave te saj i ka patur sa here ka patur ngritje te temperaturave politike. Nuk eshte pra cudi, qe ndersa socialistet kishin bojkotuar parlamentin dhe nuk kursenin akuzat per manipulim te zgjedhjeve te qershorit, keshillat bashkiake te qyteteve Tirane, Durres, Korce, Berat, Vlore, etj., qe drejtohen nga opozita, bllokuan per muaj te tere miratimin e buxheteve lokale nepermjet votave kunder te perfaqesuesve te maxhorances. Po keshtu, ne kulmin e protestave opozitare te fillim vitit, pushtetaret vendore socialiste, refuzuan ti bashkengjiten iniciatives se qeverise per te krijuar nje fond te perbashket emergjence per zonat e permbytura ne Shkoder nga reshjet dhe hapja e digave te shkarkimit te lumit Drin. Ne vend te kesaj, bashkite e drejtuara nga socialistet krijuan nje strukture paralele, hapen nje fond te tyre per donacionet dhe njekohesisht preferuan qe dhe ndihmat e tyre ushqimore t’i shperndanin po me vete, me te tjera mjete transporti nga ato qe kish vene ne dispozicion qeveria dhe ushtria. Nderkohe, kur europarlamentari Farm erdhi ne Tirane pikerisht per monitorimin e ketij konflikti dhe kur kriza politike nuk quhet aspak e kapercyer, bashkite e Tiranes dhe te Korces kane nje polemike te ashper me prefektet respektive, ndersa deputete dhe zyrtare te larte te qeverise nuk kane reshtur replikat ne distance me bashkine e kryeqytetit lidhur me punimet ne sheshin qendror dhe per sistemin e adresave.
Farm e justifikoi nderhyrjen e Brukselit me faktin se pushteti vendor mund te perfitoje fonde direkte nga BE pas marrjes se statusit si kandidat, ndaj Shqiperia duhet te krijoje infrastrukturen e nevojshme per decentralizimin e ketyre fondeve nga qeveria. Por, pavaresisht kesaj, arsyet themelore duken se jane te tjera. Monitorimi i PE-se per marredheniet qeveri – pushtet lokal, ka lidhje me se tepermi me monitorimin e krizes politike ne vend, si sensor i shkalles se konfliktualitetit apo i tolerances qe do shpalose elita jone politike qe ka marre persiper demokratizimin e shoqerise dhe integrimin e vendit ne familjen evropiane. Ka lidhje gjithashtu edhe me nje tjeter provim te klases politike, ate te zgjedhjeve vendore qe priten se shpejti, prej se cilave do shihet nese do te perseritet skema e parregullsive dhe e mosnjohjes se rezultateve, apo Shqiperia do te kryeje me se fundmi proces te rregullt elektoral. Shenjat per kete, gjithsesi nuk jane te mira. Ndersa Farm se bashku me kryeministrin Berisha zhvillonin nje takim te perbashket me kreret e komunave, selia e PS nxitoi te deklarohej jashte salles se konferences, se ishte kreu i qeverise qe pengon decentralizimin. Po keshtu disa dite me vone kreret e komunave dhe bashkive te drejtuara nga socialistet zhvillojne nje takim me vete si per te theksuar ndarjen qe ekziston jo vetem midis tyre dhe pushtetit qendror por edhe vete njesive lokale qe ne krye kane perfaqesues te forcave te ndryshme politike.
Pavaresisht pritshmerise se evropianeve se cfare do te dale pas nje periudhe te gjate konfliktuale midis pushtetit qendror dhe atij lokal, per shqiptaret mbetet e qarte se kjo periudhe e acarte do mbetet konstante per shume kohe. Perderisa Berisha dhe Rama, pervec krere te maxhorances dhe opozites, mbeten dhe perfaqesues te dy pushteteve respektive, afermend qe prej tyre nuk pritet vec konfliktualitet duke perdorur te gjitha mjetet ne dispozicion, qe nga militantet, administratat perkatese e deri tek pushteti qe kane ne dore e qe u buron nga Kushtetuta. Mbi keto premisa, qe nuk parashikojne ndonje perendim romantik te krizes politike, zgjedhjet e aferme vendore (nese ne rastin me te mire opozita nuk heq dore nga pjesemarrja ne to), vec mund ta acarojne me tej situaten, dhe “miniqeverite” lokale te se majtes te dala prej tyre mund te jene edhe me shume shperfillese e sfiduese ndaj pushtetit qendror. Dhe ndersa qeveria do te kunderveproje, rreziku i kaosit institucional ku pushtetet nuk njohin njeri-tjetrin, mund te degjeneroje ne inekzistencen e shtetit. Hyrja ne kete spirale te re krize eshte nje rruge pa kthim, ndaj masat per t’iu shmangur duhen marre qe tani. Brukseli po i bie canges se alarmit, por duhen veshe ne Tirane per ta degjuar.