Decentralizimi, Arvizu: Qeveria të mbështesë pushtetin lokal

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu e ka konsideruar një element kyç procesin e decentralizimit. Nga Pogradeci, në takimin e zhvilluar me kryebashkiakun e këtij qyteti, ambasadori ka theksuar se duhet të gjendet një mënyrë për të ndihmuar dhe mbështetur kryetarët e bashkive apo komunave, pavarësisht ngjyrës së flamujve.
Sipas diplomatit amerikan, është detyrë e qeverisë qëndrore të mbështesë pushtetin lokal, sidomos përsa i përket procesit të decentralizimit, që duhet të ketë metoda transparente për taksat dhe grantet.
“Kur të shkoj në Tiranë do të flasë me kryeministrin dhe jam i bindur se ai ashtu si gjithë ne, mbështet transparencën dhe decentralizimin”, ka deklaruar ambasadori.