E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i vëzhguesve të ODIHR: Zgjedhjet lokale i lamë pas, tani bëni reformën

Kreu i misionit vëzhgues të ODIHR, Xhonatan Stonstrit, foli sot për mediat, duke mos dhënë asnjë shpjegim për raportin e zgjedhjeve lokale. Ai ka devijuar përgjigjet për këtë çështje, duke e quajtur në njëfarë mënyrë kapitull të mbyllur. Në të kundërt të kësaj, Stonstrit bëri thirrje për nisjen e punës për reformën zgjedhore.

Të gjithë drejtuesit e partive politike e kanë mirëpritur raportin dhe rekomandimet e tij. Ne punuam shumë që të kishim një raport faktik e me rekomandime që do të vlenin. Përderisa ky raport mirëpritet, është e rëndësishme që ai të shihet si një platformë se çfarë do të bëhet me zgjedhjet në të ardhmen. Të gjitha partitë politike na garantuan se janë të interesuara të fillojnë me procesin e reformës zgjedhore. Na konfirmuan se janë të interesuar të punojnë sa më shpejt, por pa u ngutur.

Të gjithë ranë dakord që ky duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës.

Është koha që të konkretizohen gjërat. ODIHR do të japë asistencë përsa kohë kjo kërkohet nga institucionet shqiptare. Ne mund të ofrojmë ekspertizën tonë, tha Stonstrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›