E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhufi: Wikileaks zbuloi vetëm majën e ajsbergut të aferave dhe skandaleve qeveritare

Historiani dhe diplomati pëllumb Xhufi ka komentuar kabllogramet e Ambasadës Amerikane në Tiranë si një punë rutinë të ambasadorëve, të cilat kanë treguar të vërtetat që kanë parë në vendin tonë. Sipas Xhufit, kabllogramët kanë zbuluar atë që me të vërtetë diplomatët e huaj mendojnë për klasën politike shqiptare. Duke komentuar rastet konkrete kur politikanë akuzohen për lidhje me krimin, apo të tjerë nuk lejohen të hyjnë në SHBA, Xhufi thotë: Këto janë vetëm kabllograme, imagjinoni se çmund të thuhet në informacionet top sekret që Ambasada e SHBA, ashtu si çdo ambasadë tjetër, i dërgon në qendër me valixhe diplomatike. Si ish-ambasador, ai kritikon politikanët shqiptarë që nuk lexojnë materialet që i sjellin ambasadat tona dhe më pas bëjnë gafa diplomatike.

Zoti Xhufi, qindra kabllograme të Ambasadës së SHBA në Tiranë janë publikuar nga Wikileaks dhe një sërë opinionesh mbi çështje të ndryshme dolën në dritë. Si e komentoni daljen e tyre?

Nuk më duket se Shqipërisë i është rezervuar një trajtim special nga botuesit e kabllogrameve. Ndërkohë janë bërë të njohura kabllogramet që kanë të bëjnë me shtete edhe më të rëndësishme, edhe më interesante se Shqipëria: kujtoj Italinë, Gjermaninë, Turqinë, Spanjën etj,. Problemi është se të zbulosh të fshehtat e realitetit shqiptar, posaçërisht atij politik, është si të hapësh një gropë septike. Gjithsesi, mos të harrojmë se jemi në nivelin e kabllogrameve me një nivel sekretimi modest. Imagjinoni se çmund të thuhet në informacionet top sekret që Ambasada e SHBA, ashtu si çdo ambasadë tjetër, i dërgon në qendër me valixhe diplomatike, ashtu si në fillimet e artit të diplomacisë.

Në shumë prej materialeve konfidenciale të dërguar në adresë të Departamentit Amerikan të Shtetit janë përshkuar me detaje jeta e politikanëve, e kaluara e tyre, opinione të personave të tretë etj,. Kjo praktikë ndiqet nga të gjitha selitë diplomatike?

Padyshim që është një praktikë rutinë për çdo ambasadë ti raportojë qendrës edhe për detaje që kanë të bëjnë me persona të rëndësishëm publikë, që luajnë rol ose që pritet të luajnë rol në jetën politike, ekonomike, kulturore të vendit, ku është akredituar ambasada në fjalë dhe që mund të kenë rol e ndikim në marrëdhëniet dypalëshe apo, akoma më gjerë, në ato rajonale e ndërkombëtare. Këtu nuk përjashtohet edhe evidentimi i zakoneve, preferencave, hobeve ose i veseve personale, për sa kohë ato mund të ndikojnë në performancën politike e shoqërore të këtij apo atij personi publik. Kështu, në ndonjë nga kabllogramet e nisura nga ambasada e SHBA në Romë, ne kemi parë informacione deri edhe mbi sjellje e vese të Berluskonit, që pashmangërisht reflektojnë negativisht në aktivitetin e tij si drejtues, apo edhe në moralin publik. Ashtu siç kemi parë vlerësime mbi sjelljet politike e sociale të kryeministrit turk Erdogan, që në të kundërtën reflektojnë pozitivisht në punën e tij e të stafit të tij. Në këtë kuptim, nuk ka asgjë të tepërt apo të papërshtatshme në kabllogramet e ambasadës së SHBA në Tiranë.

Që do të thotë?

Duke iu kthyer vetes sonë, do të thosha se nuk do mund ta quanim të paqme punën e një ambasade shqiptare, le të marrim si shembull atë të Athinës, në rast se me zgjedhjen e z. Samaras si kryetar i Partisë Nea Demokracia, këtu e dy vjet më parë, kjo ambasadë mos ta informonte Ministrinë e saj të Jashtme në Tiranë mbi të kaluarën politike të z. Samaras, mbi precedentët negativë të tij në marrëdhëniet me Shqipërinë e me vende të tjera të rajonit në kohën kur ishte ministër i Jashtëm i Greqisë, e më vonë drejtues i një partie me prirje ekstreme nacionaliste, mbi mbështetjet, miqësitë e deri mbi dobësitë e tij eventuale njerëzore. Z. Samaras nesër do jetë me siguri kryeministri i Greqisë, dhe homologu i tij shqiptar, Berisha apo Berishçka e radhës, duhet ta dijë se nuk ka të bëjë me një engjëll të virgjër, që i ka për sefte punët me Shqipërinë. Nëse z. Basha, si ish-ministër i Jashtëm, do të kishte hapur dosjet me raportet e ambasadorëve tanë në Athinë, ato të viteve 1990, do të kishte kuptuar se zonja Bakojanis erdhi në Tiranë në vitin 2008 jo thjesht për tu puthur me të, por për të realizuar disa porosi që ia ka lënë amanet babai i saj, ish-kryeministri Micotaqis, dhe për të cilat ambasadorët e Shqipërisë në Athinë kanë përcjellë atë kohë informacione të bollshme. Ose, sikur zonja Topalli të kishte lexuar raportet e ambasadorëve shqiptarë në Romë, në vitet 1991-1992, ajo do të kishte gjetur arsye të bollshme për ta refuzuar qoftë edhe me elegancë takimin e saj me zonjën Irene Pivetti, ish-kryetare e Parlamentit italian në ato vite. Do kishte bërë diçka të ngjashme me atë që bëri ajo gruaja shpirtvrarë nga Vlora e shoqatës së viktimave të Otrantos, e cila refuzoi ti zgjasë dorën e ti urojë mirëseardhjen ish-kryeparlamentares italiane, përfaqësuese e partisë racisto-ksenofobe Lega Nord, e cila në qershor 1991 bënte thirrje publike për ti mbytur në det e për ti goditur me top anijet me refugjatë nga Shqipëria. Në rolin e kryetares së Parlamentit italian, zonja Pivetti na ka bërë gjëmën. Zonja Topalli duhet ta kuptojë se për ne shqiptarët ky është profili publik i zonjës Pivetti, dhe jo ai i moderatores së emisionit televiziv Bisturi, që kjo drejtoi për disa vjet pas largimit nga politika, dhe ku bëhej fjalë, siç kuptohet, për ribërje gjoksi, buzësh e të ndenjurash.

Nga ana tjetër, është parë në këto dokumente dhe mendimi real i shprehur nga disa politikanë të rëndësishëm dhe vetë komentet e ambasadorit të atëhershëm. Publikimi i këtyre qëndrimeve çfarë përshtypje ju ka lënë?

Bashkohem me mendimin që bën pjesë në punën e zakonshme të një stafi diplomatik vjelja e opinioneve mbi ngjarje, dukuri e individë, duke shfrytëzuar bisedat e zakonshme apo ato konfidenciale me përfaqësues të shtresave e të fushave të ndryshme, e sidomos me ata që rëndom quhen opinionbërës. Natyrisht, ajo që për një ambasador apo për një diplomat çfarëdo shqiptar të akredituar në një vend të huaj rezulton të jetë shumë e vështirë, për diplomatët e huaj të akredituar në Tiranë rezulton jashtëzakonisht e lehtë. Për ta nuk është e vështirë të kontaktojnë cilindo dhe kurdoherë. Të komunikosh me diplomatë të huaj, mundësisht në publik, mundësisht në ambientet e Rognerit, është një event për shumë nga politikanët dhe OJQ-istët shqiptarë. Kur them këtë, më vjen në mendje, p.sh., emri i një drejtuesi alternativ të Partisë Socialiste, që mburret publikisht se është njeriu konfidencial i trupit të huaj diplomatik në Tiranë e që, në mënyrë implicite, lë të kuptojë se karriera e çdo politikani shqiptar varet nga informacionet që ai u jep ndërkombëtarëve për personin e tij. Duke lexuar kabllogramet e Ëikileaks-it, unë pata ndjesinë pozitive se të tillë lloj informatorësh nuk po qasen më në oborret e ambasadave të huaja: ata nuk informojnë, por dizinformojnë për ti hapur rrugë karrierës së tyre duke i eliminuar të tjerët si antiamerikanë, antifrancezë, antigrekë, nacionalistë, globalistë, komunistë, bllokistë, autokratë, homofobë, integralistë, islamistë, ateistë e gjithçka tjetër, që mund të prekë ndjenjat e ndonjë diplomati të huaj, të pastërvitur, në Tiranë. Pikërisht, nga komentet plot kulturë, elegancë, ironi e humor, ku shpaloset qartë mendja e një diplomati, psikologu, antropologu dhe së fundi, e një shkrimtari plot hir e klas, unë si lexues kuptova se çaftësi selektive kishte ambasadori Ëithers dhe bashkëpunëtorët e tij, për të ndarë grurin nga kashta, informacionet e ardhura nga paditës profesionistë, dhe ato që burojnë nga shqetësime reale qytetare, intelektuale e atdhetare. Sigurisht, këtu lua

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›