E Shtunë, 31 Tetor 2026

Decentralizimi, Zvicra dhuron 4.5 milionë franga

Ministria e Brendshme nënshkruan një marrëveshje me Zvicrën në mbështetje të programit të decentralizimit dhe zhvillimit lokal në Shkodër. Kjo marrëveshje u firmos nga Nishani dhe ambasadorja e Konfederatës së Zvicrës, Yvana Enzler. Zvicra financon këtë program me 4.5 milionë franga zvicerane (3 milionë euro), në mbështetje të decentralizimit dhe qeverisjes vendore në tetë bashki dhe komuna në Qarkun e Shkodrës. Programi përcakton bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale e rajonale dhe grupet e qytetarëve. Projekti zbatohet nga Intercooperation, një OJQ zvicerane, konkretisht në Shkodër, Vaun e Dejës, Koplik, Pukë, Fushë-Arrëz, Gur i Zi, Dajç dhe Velipojë. Programi mbështet partnerët në përpilimin e planeve lokale të zhvillimit, planeve urbane dhe të përdorimit të tokës, reformave administrative dhe menaxhimit financiar. Nëpërmjet këtij programi ofrohet mbështetje e specializuar, ngritje kapacitetesh dhe investime konkrete në shërbimet lokale dhe të infrastrukturës, bazuar në marrëveshjet specifike me bashkitë e komunat. Qëllim tjetër i programit është fuqizimi i bashkëpunimit mes autoriteteve lokale e rajonale në Qarkun e Shkodrës dhe me Ministrinë e Brendshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›