E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një grua e dënuar për kanabis kërkon mëshirë

Të afërmit e një gruaje të dënuar për kultivim kanabisi kërkojnë nga Presidenti faljen e saj, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Lutfie Ymeri, 62 vjeçe, është arrestuar disa ditë më parë në shtëpinë e saj në fshatin Gurnec, pasi në vitin 2006 ishte dënuar me vendim të formës së prerë me dy vjet burg, për kultivim të bimëve narkotike. Por me të shkuar në qeli, gruaja ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe ka përfunduar në spitalin e Vlorës, në dhomën që përdoret për të trajtuar të burgosurit e sëmurë. Nipi i saj, Dritani Imeraj, thotë se Lutfia është dënuar në vitin 2006, pasi në banesën e saj janë gjetur pak rrënjë kanabis. Ajo jetonte vetëm, pasi burri i ka vdekur dhe nuk ka fëmijë. "Këta kanë gjetur më të vuajturën në të gjithë fshatin, një plakë të vetme, të sëmurë dhe e kanë dënuar", thotë nipi, i cili së bashku me vëllain e të burgosurës kanë bërë gati dokumentet për t‘i kërkuar Presidentit të Republikës faljen e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›