Krisma në Lazarat. Policia: Nuk u qëllua asnjë helikopter
Fillimi i verës, që përkon me pjekjen dhe vjeljen e kanabisit, ka kthyer netët e frikshme për lagjet periferike të Gjirokastrës. "Festivali" i kallashnikovëve ka filluar dje në Lazarat dhe sipas traditës krismat nuk do të ndalen deri sa nga fushat të jetë vjelë edhe bohçja e fundit e bimës narkotike, çmimi i së cilës është rritur shumë kohët e fundit.
Policia e Gjirokastrës njoftoi dje se gjatë natës, duke u gdhirë dita e martë, janë dëgjuar krisma të shumta armësh që vinin nga fshati Lazarat, pak kilometra në jug të qytetit të Gjirokastrës. Sipas zëdhënësit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, Gentian Mullai, ka nisur hetimi për gjetjen e personave që kanë shtënë me armë dhe ka tashmë tre të dyshuar, banorë të Lazaratit. Ndërkohë zëdhënësi ka saktësuar se të shtënat nuk kanë goditur dhe nuk kanë pasur qëllim të godasin ndonjë helikopter apo ndonjë mjet tjetër fluturues.
Helikopteri
Një helikopter civil ka fluturuar të hënën pasdite në afërsi të Lazaratit. Sipas burimeve të gazetës, bëhet fjalë për një helikopter të pajtuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, për të bërë foto ajrore të zonave me interes turistik të vendit. Ndër këto zona bën pjesë padyshim edhe Gjirokastra, ndaj helikopteri ka fluturuar në kuotë të ulët edhe aty, duke u ardhur qark lagjeve karakteristike që nuk ndodhen larg nga Lazarati në vijë ajrore. Shumëkush në Gjirokastër, e sidomos në Lazarat, mund të ketë menduar se helikopteri i pajisur me kamera e aparate fotografike mund të ndodhej në atë zonë për të fotografuar parcelat e kanabisit. Mbi këtë logjikë, menjëherë pas përhapjes së lajmit se në Lazarat pati të shtëna, njerëzit bënë lidhjen me helikopterin dhe në ndonjë redaksi të Tiranës dy faktet u lidhën aq sa u deklarua: Qëllohet një helikopter që fluturonte mbi Lazarat. Por policia dhe vetë banorë të Lazaratit kanë sqaruar dje se asnjë helikopter apo objekt tjetër ajror nuk është qëlluar nga banorët e këtij fshati. Sipas burimeve policore, helikopteri ka kaluar pranë Lazaratit në orën 17:30, ndërsa krismat e armëve janë dëgjuar pak pas mesnate.
Krismat
Pasi ka sqaruar se asnjë helikopter nuk është qëlluar me armë, policisë i është dashur të japë ca sqarime për krismat e armëve që u dëgjuan në fshatin rebel. Në komunikatën për shtyp, Policia e Gjirokastrës njoftoi se ka nisur menjëherë punën për të evidentuar autorët e të shtënave me armë zjarri automatike, të cilët do të akuzohen për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Edhe pse nuk ka dhënë ndonjë sqarim për mënyrën se si po punohet për zbardhjen e ngjarjes, kur në Lazarat nuk ka hyrë këmbë polici, zëdhënësi i policisë siguroi se objekt i të shtënave me armë nuk ka qenë zona veriore të Lazaratit, duke nënkuptuar qytetin e Gjirokastrës. Nga burime jozyrtare mësohet se kanë qenë tre të rinj nga Lazarati ata që kanë shtënë me armë gjatë natës. Të njëjtat burime sqarojnë se në këtë sezon, kur bima e kanabisit po bëhet gati për t‘u vjelë, kultivuesit bëjnë roje natën dhe shtien me armë gjatë gjithë kohës, për të bërë presion ndaj forcave të policisë.