E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayerni e lodh Freiburgun, 7-0

Nga Express më 10 shtator 2011 në ora 17:19

Bayern Munich i udhëhequr nga një super Mario Gomez shkeli Freiburgun duke e mposhtur me rezultat të thellë 7-0 në kuadër të xhiros së pestë në Bundesligë.

Gjiganti bavarez me këtë fitore doli lider në renditje me total prej 12 pikëve. Sulmuesi Gomez shënoi katër gola në këtë takim ndërsa dy të tjerë i shtoi ylli francez Franck Ribery ndërsa atë të fundit, të shtatin, e realizoi Petersen.

Në ndeshjet tjera kampioni në fuqi Borussia Dortmund u mposht 1-2 në shtëpi nga skuadra e promovuar këtë edicion Hertha Belin.

Hoffenheim fitoi në udhëtim te Mainz me rezultat 4-0 ndërsa Stuttgart mposhti në shtëpi Hannoverin 3-0.

Borussia Moenchengladbach fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Kaiserslauternit. Në ora 18:30 takohen Werder Bremen – Hamburg.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›