Kompany emërohet kapiten i ri i Man Cityt

Nga Express më 10 shtator 2011 në ora 17:40
Carlos Tevez ka humbur shiritin e kapitenit në Manchester City. Sulmuesi argjentinas kaloi verën në kërkim të një klubi të ri ndërsa është zëvendësuar si kapiten nga mbrojtësi Vincent Kompany.
“Carlos deshi të largohej për arsye familjare. Kam respektuar mendimin e tij por ai është ende këtu sepse nuk gjetëm zgjidhje. Kam vendosur që Kompany të jetë kapiten i ekipit” tha menaxheri i Cityt Roberto Mancini.
Kompany iu bashkua Cityt nga Hamburg më 2008 dhe bëri 53 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar.