Dyshimi i prokurorisë: Pas arratisjes nga gjykata, Dajti fshihej në Bosnjë
Dritan Dajti, autori i masakrës së 7 gushtit në qytetin e Durrësit, ku u ekzekutuan katër punonjës policie, dhe i arratisur nga Gjykata e Tiranës në vitin 2003, i është fshehur drejtësisë shqiptare në shtetin e Bosnjë-Hercegovinës. Në këtë vend është strehuar sa herë që në Shqipëri kishte operacione policore për arrestimin e tij. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se grupi hetimor i Krimeve të Rënda ka ngritur dyshimet se autori i vrasjes së pesëfishtë në qytetin e Durrësit kishte një strehim në Bosnjë, ndërsa arrinte të lëvizte edhe në shtetet perëndimore duke përdorur dokumente të falsifikuara. Ndërkohë që në Shqipëri kishte ngritur disa fortesa dhe lëvizte me një dokument të falsifikuar policor, duke iu shmangur kontrolleve rutinë nga punonjësit e qarkullimit rrugor. Hetuesit e çështjes thanë për gazetën se të dhënat, që janë në formën e dyshimeve, u janë servirur nga disa persona që janë të arrestuar dhe po gjykohen në gjykatë. Ata kanë treguar se Dajti, gjatë kohës që ka qenë i kërkuar, lëvizte shpesh në rajonin e Ballkanit, i ndihmuar nga disa persona shqiptarë që banonin në qytetet veriore të Shqipërisë.
Lëvizjet gjatë arratisë
Megjithëse i kërkuar nga drejtësia shqiptare nën akuzën e vrasjes dhe grabitjes me dhunë dhe i arratisur nga Gjykata e Tiranës, në mes të ditës, Dritan Dajti ka lëvizur me lehtësi në territorin e Shqipërisë dhe rajon, duke përshkruar disa nga shtetet e Ballkanit, për të përfunduar në strehimin e Bosnjës. Në këtë vend qëndronte për një periudhë të gjatë dhe në momentin e parë që i krijohej mundësia, udhëtonte për aktivitetet e tij, në vendet perëndimore. Të paktën kështu deklaron organi i prokurorisë, duke u bazuar në disa dëshmi që ndodhen në aktet hetimore, por që nuk mund të verifikohen në terren, pasi ka kaluar një periudhë e gjatë. Hetuesit e çështjes po mundohen të zbardhin aktivitetin e Dajtit gjatë arratisë. Ata po përqendrohen në Shqipëri, ndërsa kanë dyshime të faktuara se Dajti kishte apartamente banimi në qytetet e Tiranës dhe Durrësit. Asnjë pronë nuk figuronte në emër të tij, por të bashkëpunëtorëve, duke iu shmangur organeve të drejtësisë. Ai i paraprinte çdo të papriture dhe kishte lidhje të forta në polici, të cilat e lajmëronin sa herë që kishte ndonjë operacion ndaj tij. Burime nga akuza qendrore thanë se Dajti udhëtonte shpeshherë në qytetet veriore të Shqipërisë, ku kishte miq të mirë. Hetuesit kanë ngritur dyshime se ai përdorte disa "shtigje" për të dalë jashtë Shqipërisë, duke qenë se kufiri i Shqipërisë me Malin e Zi, nuk ishte i fortifikuar. Më pas, duke u ndihmuar nga këta miq udhëtonte i qetë, madje duke iu shmangur edhe autoriteteve të drejtësisë së Ballkanit, megjithëse Interpol Tirana e kishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar dhe me rrezikshmëri të madhe.
Jeta në Tiranë e Durrës
Pas arrestimit të të shumëkërkuarit që i kushtoi shumë shtrenjtë policisë shqiptare, e gjithë vëmendja e policisë dhe prokurorisë janë lëvizjet e tij në Shqipëri. I shumëkërkuari lëvizte lirisht në aksin Tiranë-Durrës, përkatësisht në zemër të Shqipërisë. Hetuesit kanë mundur që të identifikojnë se ditën e ngjarjes Dajti ka qenë në Tiranë dhe ka lëvizur në qytetin e Durrësit. Fakti që ishte në kryeqytet ka ngritur dyshimet se ai mund të jetonte në një banesë. Dyshimet e para kanë rënë në zonën pranë shkollës së mesme "Sami Frashëri". Megjithatë, hetimet e mëvonshme do të përcaktojnë të gjitha detajet e tjera. Dritan Dajti jetonte prej disa kohësh në pallatin gjashtëkatësh që ndodhet në sektorin "Iliria" të plazhit të Durrësit. Ai jetonte në katin e fundit, ndërsa në afërsi të tij jetonte pronari, ndërtuesi i pallatit.