Deco i gatshëm të largohet nga Chelsea

Mesfushori i Chelseat, Deco, është i gatshëm të largohet nga Londra dhe të transferohet në Brazil në ekipin e Fluminenses.
Braziliani me nënshtetësi portugeze nuk ka luajtur shumë këtë sezon nën drejtimin e trajnerit të ri Carlo Ancelotti dhe është i gatshëm të largohet nga ekipi anglez.
32-vjeçari erdhi tek Chelsea nga Barcelona për tetë milionë paund, por gjatë dy viteve në Premier Ligë ai ishte startues vetëm 31 herë.
"Ka shumë mundësi të luaj për Fluminensen, por për momentin nuk mund të them asgjë pasi kam marrëveshje me Chelsean. Do të vendos pas Kupës Botërore. Nuk vij në Brazil për ta përfunduar karrierën. Vij për të luajtur. Besoj se edhe disa vite mund të luaj në nivelin më të lartë", ka thënë Deco.