E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olic: Jam tifoz i Interit, por do të shënoj në finale

Sulmuesi i Bayern Munichut, Ivica Olic, do të duhet t'i harrojë ndjenjat e tij, kur të përballet me skuadrën e tij të zemrës, Interin, në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën, duke thënë se ai dëshiron të shënojë.

"Unë shpresoj të shënoj në ndeshjen më të rëndësishme të karrierës, ndaj Interit edhe pse më duhet të pranoj se jam tifoz i madh i Interit. Unë isha lojtar i Interit. Kur isha 17 vjeç stërvitesha këtu. Gigi Simoni ishte trajneri, ndërsa Ronaldo ishte po ashtu këtu".

"Më kujtohen ato ditë shumë mirë. Simoni dëshironte të më transferonte dhe ishin vetëm disa gjëra të vogla që mungonin për të nënshkruar kontratën, por më pas Hertha e shfrytëzoi rastin".

"Sandro Mazzola në atë kohë ishte drejtor sportiv dhe nuk dëshironte që unë të largohesha. Por, në moshën 17 vjeç kam menduar të shkoj tek një klub më mesatar, për të zhvilluar veten", deklaroi Olic për "La Repubblica".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›